Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se politika e jashtme e Kosovës është në pasivitet.
Mjekiqi gjatë një konference për media ka thënë se nuk ka as aplikime për anëtarësime në organizata të huaja.
Ajo çfarë e karakterizon politikën e jashtme është pasiviteti qysh nga fillimi i mandatit të kësaj Qeverie e deri më sot. Kam dëgjuare që MPJ-ja ka bërë një strategji por ajo që po e shohim është që edhe në rastet kur ka aplikime për anëtarësim në organizata të huaja, po shohim që nuk ka koordinim të mirëfilltë”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo ka thënë se veprimet e ministrisë së Punëve të Jashtme janë të kundërligjshme.
“Me këtë rregullore ministria ka shuar drejtorinë e përgjithshme dhe të gjitha kompetencat i ka lënë te sekretari. Veprimet e ministrisë së Punëve të Jashtme përveç që janë të kundërligjshme kanë edhe obligime financiare”, ka thënë më tej Mjekiqi.
Mjekiqi ka thënë se LDK-ja është na favor të shërbimit të jashtëm dhe jo të regresit dhe se me këtë qasje ajo po i shërben Serbisë.
“LDK është në favor të shërbimit të jashtëm dhe jo regresit. Me veprimet e saj MPJ-ja jo vetëm që nuk e ka përfillur ligjin por as planin e qeverisë së vet. Regresi në politikën e jashtme i bënë favor Serbisë”.