Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar vizitën e saj në Gjilan në kuadër të aktivitetit të planifikuar në Programin për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.
Trendafilova ka vendosur që këtë ta zhvillojë përmes platforma online.
Ajo në Gjilan pati planifikuar që të zhvillojë takime me shoqërinë civile.
Por, duket se protesta e paralajmëruar nga Partia Socialdemokrate ia prishi planet asaj.