Një person i moshuar ka rënë sot aksidentalisht në një kanal të hapur në Prizren.
Siç raportohet nga mediat lokale, rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente të cilët kanë intervenuar.
Ende nuk dihet nëse i moshuari ka pësuar lëndime serioze dhe se cila është gjendja e tij.