ORCA (Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim), ka njoftuar për rezultatet preliminare të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës.
Sipas rezultateve të publikuara, lëvizja studentore që ka fituar zgjedhjet është koalicioni UDS USPE OPS me 5439 vota apo 43.77%, derisa lëvizja studentore SKV, lëvizje kjo e cila njihet edhe për afërsinë me Lëvizjen Vetëvendosje është renditur në vendin e dytë duke i humbur zgjedhjet me vetëm 3327 vota apo 26.77%
Njoftimi i plotë i ORCA-s.
REZULTATET PRELIMINARE TË ZGJEDHJEVE STUDENTORE NË UP
Rezultatet për Këshille të Fakulteteve dhe për Parlament Studentor në Universitet të Prishtinës janë si vijon:
Fakulteti Ekonomik UDS-USPE-OPS
Fakulteti Filozofik REFORMA
Fakulteti i Arkitekturës UDS-USPE-OPS
Fakulteti i Arteve REFORMA
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë UDS-USPE-OPS
Fakulteti i Edukimit UDS-USPE-OPS
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit REFORMA
Fakulteti i Filologjisë UDS-USPE-OPS
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike SKV
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike SKV
Fakulteti i Mjekësisë UDS-USPE-OPS
Fakulteti i Ndërtimtarisë UDS-USPE-OPS
Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore SKV
Fakulteti Juridik PS-UP
Ndërkaq më poshtë mund të gjeni rezultatin e votimit sipas organizatave studentore që garuan për Parlament Studentor:
UDS USPE OPS – 5439 vota apo 43.77%.
SKV – 3327 vota apo 26.77%
REFORMA – 2642 vota apo 21.26%
PS UP – 839 vota apo 6.75%
ISP UP – 179 vota apo 1.44%
Sipas këtyre rezultateve është konstatuar se organizata fituese e këtyre zgjedhjeve studentore është koalicioni i organizatave UDS USPE OPS – 5439 vota apo 43.77%.