Një zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Vitisë është arrestuar nga njësitii krimeve ekonomike nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
Policia ka njoftuar se zyrtari dyshohet se duke keqpërdorur pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si keqpërdorim i pozitës zyrtare.
KK/Viti 19.09.2022 – 12:00. Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë).
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.