Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, në veturën e të cilëve janë gjetur 6 sirianë.
Rasti ka ndodhur në Kamen, Leshak dhe është raportuar dje rreth orës 12:40.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është inicuar si kontrabandim me migrantë.
“Fshati Kamen, Leshak 18.09.2022 – 12:40. Policia ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur gjashtë persona-emigrantë nga shteti i Sirisë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton policia.