Ymer Prizreni ishte kryeministër i Qeverisë së parë shqiptare ( Shqipërisë natyrale-etnike).
Pas shuarjes së Lidhjes në vitin 1881, Ymer Prizreni strehohet në Ulqin, ndërsa familjen Perandoria Osmane ia internoi në Selanik.
Porta e Lartë i premtoi tituj, privilegje dhe lirim të familjes vetëm që ky t’i bashkëngjitet Portës së Lartë.
Në anën tjetër mbreti i Malit të Zi, Knjaz Nikolla dëshironte ta përvetësonte duke i ofruar ushqim, por Ymer Prizreni iu përgjigj: se nuk kam nevojë për ushqim, ngase më sjell vëllau im nga Prizreni.
Ymer Prizreni vritet në vitin 1886 në Ulqin nga njerëzit e mbretit të Malit të Zi, Knjaz Nikolla duke e hedhur nga një lartësi, fakt i cili është vërtetuar nga autopsia e bërë shumë vite pas vrasjes.
Ideologët vdesin për ide – bindje, por veprat e tyre nuk vdesin kurrë, siç ishte
idea e tij, kombi shqiptar.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 10 qershor të vitit 1878, vulosi formësimin dhe ekzistencën e pandërprerë të kombit shqiptar./tv-opinion.com/
FIDAN SHEHU HISTORIAN MSC