Një grua në fshatin Cërrnicë të Gjilanit e ka gjetur burrin e saj të vdekur në një objekt përcjellës në oborrin e shtëpisë.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, derisa rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.
“VDEKJE E DYSHIMTË – Fsh. Cërrnicë, Gjilan, 16.09.2022 – 19:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete nga gruaja e tij, në një objekt përcjellës në oborrin e shtëpisë së ti. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport.