Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot është takuar me deputetin dhe njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane në Budestagun gjerman, Anton Hofreiter.
Kështu është bërë e ditur nga LDK-ja përmes një postimi në Facebook, ku është shtuar se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimeve evropiane dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Postimi i plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu priti sot deputetin, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter.
Gjatë takimit diskutuan për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimeve evropiane, ndërsa në vecanti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Kryetari Abdixhiku falënderoi deputetin Hofreiter për kontributin e shtetit të tij nëpër të gjitha proceset që ka kaluar Kosova, përfshirë ato integruese.
Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku, theksoi se thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet vendit tonë dhe shtetit mik gjerman është në interes të përbashkët.