Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:00, në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar”, tha Ahmeti.
Ajo tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut.