Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar dje me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave që po mbahet në Potsdam të Gjermanisë.
E në një foto të përbashkët të realizuar atje, shihet edhe ish-kampioni i peshave të rënda në boks, ukrainasi Wladimir Klitschko.
Ndryshe, presidentja Osmani dje njoftoi për takimin me kancelarin gjerman.
Ajo në një postim në Facebook tha se tema kryesore e takimit ishte liberalizimi i vizave dhe finalizimi sa më i shpejtë i këtij procesi.