Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania mbështet Kosovën dhe Serbinë që të kontribuojnë në procesin e Berlinit.
Kështu ka deklaruar Rohde përmes një postimi në faqen e tij në Twitter, ku ka shtuar se Gjermania po ashtu dëshiron që Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në BE, shkruan lajmi.net.
“Konferenca e 3 nëntorit në Berlin si pjesë e Procesit të Berlinit do të jetë një mundësi për përparim që nuk duhet ta humbasim. Gjermania dëshiron që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në Bashkimin Evropian, si dhe mbështet që Kosova dhe Serbia të kontribuojnë në këtë proces në mënyrë konstruktive”, ka thënë Rohde.