Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato ka përfunduar punën me turnet.
Këtë rrëfim artistja e bëri në një sërë postimesh në InstaStory të martën (13 shtator) të cilat i fshiu më pas i fshiu.
Përmes postimeve 30-vjeçarja njoftoi se turneu “Holy Fvck” do të jetë i fundit nga ajo.
“Unë jam aq e sëmurë, sa nuk mund të ngrihem nga shtrati”, shkroi Lovato sipër fotove që duket se janë marrë nga një dhomë hoteli.
“Nuk mund ta bëj më këtë. Ky turne i radhës do të jetë i fundit. Ju dua dhe ju falënderoj të gjithëve”, ka shkruar tutje ajo.
Këngëtarja e “Sorry Not Sorry” nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me problemet shëndetësore me të cilat po përballet aktualisht.
Lovato aktualisht është planifikuar të jetë në turne deri më 6 nëntor, që përfundon në Irving të Teksasit.
Ylli i muzikës i ka pasur të trazuara vitet e fundit që çuan në publikimin e albumit të saj të tetë dhe turneut botëror me të njëjtin emër.
Pas një mbidoze thuajse fatale në 2018, e cila bëri që këngëtarja të pësonte sulm në zemër.
Sidoqoftë, në dhjetor 2021, Lovato njoftoi se të qenit plotësisht esëll ishte “e vetmja mënyrë” që ajo të bënte një mënyrë jetese të shëndetshme, ndërsa ajo përfundoi në heshtje një tjetër periudhë rehabilitimi.
Për të festuar fillimin e ri, këngëtarja u tha fansave se albumin e saj më të fundit e krijoi plotësisht esëll.
Dhe duket sikur turneu nuk është e vetmja gjë që Lovato planifikon të lërë pas në këtë kapitull të ardhshëm të jetës.
Muajin e kaluar, ajo zbuloi në një intervistë për Alternative Press se nuk ka në plan të bëjë më dokumentarë për jetën e saj.
“Sinqerisht, më vjen shumë keq duke e parë veten dhe mendoj se edhe njerëzit e tjerë ndoshta janë gjithashtu. Dhe nëse nuk janë, atëherë ata mund të shikojnë videot e mia muzikore”, ka deklaruar Lovato. /Telegrafi/