Profesori Milazim Krasniqi, ka folur për marrëveshjen e fundit për dokumente mes Kosovës e Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka kritikuar “reciprocitetin e Kurtit”.
Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë t’i tregojnë letërnjoftimet e Kosovës në kufi të Serbisë, sepse kështu do të fshiheshin nga regjistrat atje.
Postimi i plotë:
Qe qysh është reciprociteti i Kurtit: shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë t’i tregojnë në kufi të Serbisë letërnjoftimet e Kosovës, sepse në çast u konfiskohen dhe fshihen nga regjistrat. Ndërsa serbët e Kosovës, pra të Kosovës, mund të hyjnë e të dalin me letërnjiftimet e lëshuara nga Serbia. A po i thoni qitij idiotizmi reciprocitet?