Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se aktualisht kolona në pikën e kalimit kufitar në Merdare është e gjatë rreth 1 km, ku qytetarët po presin më shumë se dy orë për të dalë jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit, përveç Merdares, qytetarët po presin gjysmë ore edhe te Dheu i Bardhë.
Ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata dhe hyrje daljet po bëhen pa vonesa.