Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti bashkë me anëtarët e tjerë të qeverisë kanë bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur.
I pranishëm në këto homazhe ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Me këtë rast, presidentja Osmani tha se sot i gjithë populli i Kosovës i bashkohet familjarëve të mbi 1 mijë e 600 të zhdukurve me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë.
“Sot përkujtojmë ndër krimet gjenocidal të Serbisë, që është krim i dyfishtë sepse edhe vetë krimet që i kanë bëra ata duke i mbajtur të zhdukur 1 mijë e 600 persona.Mendësia e njëjtë që ka mbizotëruar edhe gjatë luftërave që janë kryer në ish-Jugosllavi.Bëjmë thirrje që bashkë me komunitetin ndërkombëtar që të rrisim angazhimin që Serbia të përgjigjet për krimet e kryera, por edhe të tregojë vendndodhjen e më të dashurve tanë, për të cilët nuk dihet akoma se ku janë.Në dialogun me Serbinë është prioritet çështja e të zhdukurve me dhunë dhe institucionet po bëjnë të pamundurën që përmes këtij procesi Serbia të jap të gjitha të dhënat që çojnë drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve”,tha Osmani, shkruan lajmi.net.
Presidentja Osmani theksoi se beson se jemi në rrugë të duhur sepse Kosova ka dhënë propozime konkrete që kontribuojnë në këtë drejtim, e në këtë drejtim janë bashkëpunuar shumë afër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në.
“Për fat të keq, Serbia akoma nuk e ka pranuar këtë propozim por besojmë se me trysninë e ndërkombëtareve do të pranojë.Ndajmë dhimbjen me familjarët të cilët që nga 1999 akoma edhe sot janë në ankth të madh sepse ata nuk janë familjarë të vetëm 1 mijë e 600 familjeve, por janë familjarë tanë, njerëzit tanë të Kosovës e kjo vazhdon të jetë plaga më e thellë e pasluftës”,shtoi ajo.