“Prishtina Weather” ka bërë të ditur se sot moti do të jetë kryesisht me vransira, derisa pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Mot i njëjtë jo stabil parashikohet edhe për ditën e nesërme.
31.08 – Mbetet mot jostabil, kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që orëve të pasdites edhe mund të shoqërohen me bubullima.
1.09 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu.
2.09 – Kryesisht me vranësira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
Temperaturat në rënie, minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C, ndërsa maksimalet zbresin nga 27C, të hënën, edhe në 24C ditën e mërkurë, por edhe të premte.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindje 3-9m/s, me hove edhe mbi 12m/s në raste të stuhive.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.