Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për rastet e reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe në Kosovë janë regjistruar 42 raste të reja pozitive me koronavirus.
MSH-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 224 pacientë.
Aktualisht në vendin tonë janë 1 mijë e 503 raste aktive me COVID-19.