Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar rreth deklarimit të Ministrisë së Financave e cila ka thënë se do tu ndalën rrogat të gjithë grevistëve që marrin pjesë në grevën në sektorin publik.
Çitaku përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar këtë si skandaloze, të papranueshme dhe të turpshme.
Nënkryetarja e PDK-së po ashtu ka thënë se greva është e drejtë e garantuar me ligj.
Postimi i saj i plotë:
Kjo është skandaloze, e papranueshme dhe e turpshme. Greva është e drejtë e garantuar me
ligj. Kemi një Kryeministër i cili nuk don bashkëbisedim, por nenshtrim. Kemi një kryeminister i cili don ta zhdukë dialogun social. I përbuzë mësuesit, mjekët, veteranët.
#QeveriaEMajtë #Kurti