Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të rasteve me COVID-19.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 203 raste pozitive me koronavirus.
MSH-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë shëruar 780 pacientë.
Numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë aktualisht është 2 mijë e 549.