Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka thënë se “Serbia është kërcënimi real për paqen në Ballkan e jo Kosova”.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se “NATO do ta bëjë punën e saj”, duke iu referuar kërcënimit potencial të paqes nga Serbia.
“Luftënxitës në Ballkan nga Vuçiq. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mire”, ka shkruar ai.
Të dielën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes një adresimi ka thënë se “nëse NATO s’i mbron serbët atëherë këtë do ta bëjë Serbia”.
Kjo deklaratë ka ngjallur shqetësime dhe reagime në arenën ndërkombëtare.