Sot do të zhvillohet kryendeshja e xhiros së tretë në Premier Ligë ku do të ballafaqohen dy rivalët e përbetuar Manchester United dhe Liverpooli.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00. Të dy ekipet kanë mungesa të rëndësishme për këtë ballafaqim. Në radhët e “Djajve të Kuq” do të mungojnë emra si Greenëood, Lindelof dhe Ëilliams, kurse “Të Kuqt” duhet të bëjnë pa emra si Jota, Konate, Matip dhe Thiago, përcjellë KosovaPress.
Si Ten Hag, ashtu edhe Jurgen Klopp kanë deklaruar para ndeshjes se do të kërkojnë fitore dhe se kjo sfidë është shumë e rëndësishme për ta.
Këto janë formacionet e mundshme:
Manchester United: David De Gea; Diogo Dalot, Raphael Varane, Lisandro Martinez, Tyrell Malacia; Bruno Fernandes, Fred, Christian Eriksen; Jadon Sancho, Cristiano Ronaldo, Marcus Rashford.
Liverpool: Alisson Becker; Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez, Virgil Van Dijk, Andreë Robertson; Harvey Elliott, Fabinho, Jordan Henderson; Mohamed Salah, Roberto Firmino, Luis Diaz. /Demokracia.com