Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa sot feston ditëlindjen e saj të 27-të.
Duan e uruan ndjekësit, miqtë dhe familjarët për përvjetorin e ditëlindjes, por që vëmendjen e mori urimi i babait, Dukagjin Lipës.
“Urime ditëlindja e dashura ime, Vazhdoni të jeni e guximshme, kurajoze, e lumtur dhe e dashur ashtu siç je gjithmonë. Këtu janë edhe shumë udhëtime të tjera si ky rreth diellit. UNË TË DUA”, shkroi ai krahas fotografive.