Një femër në Fushë Kosovë ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas rënies së ashensorit në momentin e ndërprerjes së energjisë elektrike.
Policia ka njoftuar se viktima është duke u trajtuar në QKUK, dhe rasti është në hetime.
“Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ishte në ashensor nga ndërprerja e energjisë elektrike ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.