Dy zyrtarë policorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që pësuan lëndime gjatë ndjekjes së një të dyshuari.
Rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.
“Dy viktimat meshkuj kosovar (zyrtarë policor) kanë kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishin lënduar gjatë ndjekjes së një të dyshuari. Sipas zyrtarëve policor, i dyshuari i kishte ofenduar dhe kanosur zyrtarët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari gjendet ende në arrati.