Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku vdiq një person dhe u lënduan katër të tjerë.
Sipas raportit 24 orësh, shoferi nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, derisa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Autostrada Ibrahim Rugova, KM56 (NN) 19.08.2022 – 13:30. Vozitësi mashkull kosovar nga pa kujdesia ka shkaktuar vet-aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi ka humbur jetën dhe janë lënduar katër pasagjer kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.