Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se për momentin në këtë klinikë janë duke u trajtuar shtatë pacientë me Covid-19, ndërsa dy janë në mjekimin intenziv.
Doktor Vishaj tha se dy ditë më parë kanë pasur numër më të madh të pacientëve të spitlaizuar në tri reparte.
“Për momentin në Klinikën Infektive kemi një numër të vogël të pacientëve me covid. Gjithsej i kemi 7 paciente, 5 prej tyre janë në reparte, 2 janë në mjekim intensiv”.
“Vlen të përmendet se dy ditë më parë kemi pasur numër më të madh të pacientëve të spitalizuar dhe i kemi pasur 3 reparte të aktivizuara për pacientë me Covid. Ndërsa tani kemi vetëm një repart për pacientë me Covid”, tha Vishaj.
Sipas tij, Klinika infektive është duke e zvogëluar kapacitetin e pranimit për arsye se nuk ka kërkesa nga pacientët.Vishaj shtoi se të gjithë personat mbi moshën 60 vjeçare duhet të vaksinohen, raporton EO.
“Ne mendojmë që nuk jemi në situatë që të kemi kërkesë për numër më të madh të pacientëve me spitalizim”.
“Klinika Infektive është duke e zvogëluar kapacitetin e pranimit për arsye se nuk kemi kërkesë dhe atë kemi vetëm 4 pacientë në një repart. Të gjithë pacientët mbi moshën 60 gjithsesi duhet të vaksinohen”, tha ai.