Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur para dy ditësh në Rahovec.
Policia në raportin e saj 24 orësh bën me dije se është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar nën dyshimin se kishte dhunuar viktimën e mitur femër kosovare.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara do të dërgohet në ekzaminim mjekësor.
Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë.