Sot është mbajtur dëgjimi publik për Komunën e Prizrenit, në të cilën qytetarët e lagjeve të ndryshme të qytetit kanë paraqitur kërkesat për nevojat që i kanë.
Në lagjen e UÇK-së nuk ka ujë të pijes dhe kjo është kërkesa më e ndieshme e banorëve të qytetit të Prizrenit.
Ndërsa në lagjet e tjera mungojnë ndriqimet publike.
Komuniteti rom kërkon Qendrën e vet kulturorë ndërsa Florent Maqkaj ka paraqitur problemin e banesave të përfituar nga Komuna, të cilat u janë dhënë familejeve të dëshmorëve.
Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj ka falenderuara qytetarët për kërkesat korrekte por ka thënë se është e pamundëshme të realizohen të gjitha kërkesat.
Ai ka thënë se Komunës do ti përcaktohen projektet më të nevojshme.
Drejtori për Ekonomi dhe Financa Sulltan Badallaj, ka treguar për ndarjet buxhetore të këtij viti. Ai ka thënë se rreth 18 milion euro do të ndahen për projekte kapitale.