Kompania ruse Gazprom, ka paralajmëruar çmimi i gazit në Evropë mund të rritet me 60% në më shumë se 4,000 dollarë për 1,000 metër kub këtë dimër.
Kjo për shkak se eksporti dhe prodhimi i vetë kompanisë vazhdon të bjerë nga sanksionet perëndimore, shkruan Reuters.
“Çmimet evropiane të gazit kanë arritur në 2,500 dollarë për 1,000 metër kub. Sipas vlerësimeve, nëse një tendencë e tillë vazhdon, çmimet do të kalojnë 4,000 dollarë për 1,000 metër kub këtë dimër,” tha Gazprom.