Një person ka vdekur, ndërsa një tjetër po trajtohet në spital pas një vetaksidentimi me një shtyllë betoni pasditën e së mërkurës në fshatin Qyshk të Pejës.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, teksa të njëjtit njoftojnë se trupi i pajetë është dërguar për obduksion, shkruan lajmi.net.
“Fsh. Qyshk, Pejë 16.08.2022 – 15:25. Një mashkull kosovar ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti, kur motoçikleta me të cilën ishin duke lëvizur ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shtyllë betoni. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, bën të ditur policia në raportin 24-orësh.