Mbrëmë, Zyra e BE-së në Kosovë organizoi një mbledhje joformale verore, gjatë së cilës shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, deklaroi se Kosova i përket BE-së.
Szunyog me atë rast falënderoi përfaqësuesit e mediave të Kosovës dhe përfaqësuesit e vendeve evropiane dhe EULEX-it për praninë e tyre, shkruan lajmi.net.
“Kjo është një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për tema dhe ngjarje të ndryshme që kanë të bëjnë me Kosovën dhe rajonin”, tha Suniog.
Suniog vuri në dukje se BE-ja mbetet një partner i besueshëm i Kosovës, sipas Zyrës së BE-së në ‘Facebook’.
“BE është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i madh tregtar. Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”, tha shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.