Gjatë ditës së sotme presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, është takuar me kryetarët e partive opozitare, më përjashtim të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Rreth kësaj ka reaguar Skender Hyseni nga vetë LDK-ja, i cili ka thënë se Abdixhiku ka shkaktuar një skandal politik, shkruan lajmi.net.
Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se pretendimi, siç e ka quajtur ai, idhnak i Abdixhikut, se Begaj duhej të shkonte në selinë e LDK-së, shpërfaq një ego infantile politike të te parit të LDK-së.
Postimi i plotë:
Lumir Abdixhiku shkaktoi një skandal politik infantil!
Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me krerët e partive politike, thuhet në njoftimet e medias.
Ndërkohë që thuhet poashtu se “Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, paska refuzuar takimin me presidentin Bajram Begaj, duke mos respektuar ftesën e presidentit për t’u takuar në selinë e Kuvendit”.
Pretendimi idhnak i Abdixhikut se Presidenti shqiptar duhej të shkonte në selinë e LDK-së për takim, shpërfaq një ego infantile politike të të parit të LDK-së.
Pa dashur të futem në detajet e protokolit, me duhet të konstatoj se Abdixhiku me krekosjen e tij, paska shkaktuar një skandal politik e diplomatik tërsisht të panevojshëm në komunikimet aq të rëndësishme ndërshqiptare.
Kuvendi i Republikës së Kosovës është seli, e përtej selie e çdo partie politike parlamentare në Kosovë.
Strohet pyetja, përse z. Abdixhiku nuk u bë poaq “ i madh”, me rastin e vizitës së Presidentit të Malit të Zi të cilin, me 19 maj 2022, shkoi ta takonte, madje jo në Kuvend të Kosovës por në hotelin Swiss Diamond???!!!