Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se në Bruksel “po shkojnë për ta ruajtur paqes”, dhe që “do të tentojnë të flasin edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.
Ai i është referuar takimit të 18 gushtit që do ta ketë në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Sipas tij, qëllimi i tij i vetëm është “ruajtja e paqes”, raporton Tanjug, transmeotn Express.
Edhe pse Vuçiq mori pjesë në një ekspozim të armëve dhe pajisjeve ai tha se “Serbia s’e kërcënon paqen”.
“Ne do të flasim për çdo gjë dhe do t’i ngremë të gjitha këto çështje dhe nëse do të ketë ndonjë kuptim apo jo, gjë që jam më i prirur ta besoj, do ta shohim pas dy ose tre ditësh”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.