Më homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë është përkujtuar 24 vjetori i rënies heroike të komandant Remzi Ademajt –Petritit.
Bashkluftëtarë, e përfaqësues institucionesh morën pjesë në homazhe duke thënë së familjarët duhet të jenë krenar për heroin e kombit, i cili e dha më të shtrenjtën, jetën për Lirinë e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj tha pas homazheve se komandant Remzi Ademaj – Petriti ka qenë njëri ndër iniciatorët e themelimit të UÇK-së.
“ Me sakrificën e tyre e mundsuan që ne sot ta gëzojmë Lirinë”, tha Totaj.
Isa Berisha sekretar i Organizatës së Veteranëve të luftës tha se Remzi Ademajn e ka njohur edhe personalisht.
“Ka qenë një starteg i madh, ka qenë njëri i penës dhe i luftës”, tha ai.
Vëllai i dëshmorit Hamit Ademaj tha se ata e kanë sakrifikuar jetën e tyre që ne sot te veprojmë të bashkuar. Me gjakun e tyre na mundësuan që ne të jetojmë të lirë.
“Familjet e dëshmorëve duhet të respoektohen më shumë sepse ata kanë dhënë gjithçka që ne sot të jetojmë të lire”, tha ai.
24 vite më parë, Remzi Ademaj, në fshatin Nashec ra në pritë të forcabe serbe, duke u kthyer nga një takim në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.
Me këtë rast plagosen Shukri Quni dhe Sami Sahitaj