Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 2,703 testime të bëra 869 persona kanë rezultuar me coronavirus.
MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit dy persona kanë vdekur nga coronavirusi.
Në njoftim thuhet se janë shëruar 2,703 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 6,527.
Ministria po ashtu njofton se brenda 24 orëve janë vaksinuar 50 persona.