Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është pajisur me produkt të ri të armës parandaluese me rrymë “TASER”.
Në njoftimin e SHKK-së thuhet se përfaqësues të kompanisë, Axon “Taser” nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë prezantimin e produktit më të ri në treg, armës Taser/Axon.
Prezantimi i kësaj pajisje të sigurisë është berë nga ekspertë dhe trajnerë të kompanisë AXON.
Përmes angazhimit të kompanisë KATANA, produkti vjen për herë të parë dhe demostrohet në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
TASER është pajisje policore dhe përdorët në mbi 100 vende të botës. Mundëson de-eskalimin e situatës, pa shkaktuar lëndime trupore për palën.
Pajisja TASER është e vetmja armë në treg, e cila arrinë ta parandalojë sulmuesin duke e neutralizuar në largesi prej mbi 5 metra.
Në këtë prezantim ishin të ftuara instutucionet e sigurisë, si: PK, IPK, AKI dhe FSK.