Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 gusht në Bruksel.
Në takimin e dy palëve në Bruksel pritet që të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.
Sipas gazetës serbe Nova, në Bruksel pritet që të diskutohet për targat e veturave dhe dokumentet e identifikimit.
Edhe pse agjenda nuk dihet ende, pritet që në këtë takim të bëhet nënshkrimi i një deklarate e që konsiderohet si hap i madh në marrëdhëniet mes dy palëve.
Ndërkaq kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukurm Veljko Odaloviq, tha se nënshkrimi i kësaj deklarate ishte diskutuar edhe në raundet e mëparshme.
Odaloviq theksoi se teksti në masë të madhe ishte dakorduar, por se ka pasur kërkesë edhe nga Prishtina.