Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është zhdukur një vajzë e mitur në Prishtinë.
Rastin në polici e ka paraqitur babai i së miturës, teksa raportohet se nuk dihet vendndodhja e saj.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera.
“Rr. Laura Shmani, Prishtinë 10.08.2022-02:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.