Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Mramor, pasi që në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 27 kilogramë e 600 gramë substancë e dyshuar narkotike.
Substanca dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
Po ashtu në këtë rast është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinarë (para të Serbisë), transmeton lajmi.net.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.