Dy persona në Pensilvani kanë rënë në një rezervuar plot me çokollatë në fabrikën “Mars M&M”.
Ndihmës mbikëqyrësi, Nick Schoenberger tha për CNN se të dy pacientët u transportuan për në spitalm njëri prej tyre me helikopter.
Nuk dihet ende shkalla e lëndimeve të tyre, derisa për zyrtarët e kompanisë është e paqartë se si ata përfunduan në rezervuar.