Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se mbështet kërkesat e qytetarëve në protestën e sotme, që do të zhvillohet për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se kryeministri Edi Rama po shfaqet arrogant, duke mbrojtur veten, ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro teksa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tyre.
“Drejtesi per Jonaden. Edi Rama arrogant mbron veten, Çuçin e familjes dhe Kumbaron, refuzon kerkesat e qytetarëve. Sot qytetarët në protestë të fuqishme në orën 19:30 për largimin e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos. Mbështetje të plotë protestës dhe kërkesave të qytetarëve. sb”, shkruan Berisha në rrjetin social, Facebook.