Njëri prej sportistëve më të mëdhenj në histori të Jiu Jitsu, Leandro Lo, është qëlluar në kokë në një klub nate në Sao Paolo.
33 vjeçari dyshohet se u vra nga një oficer policie që ishte jashtë detyrës, dhe që tash është në arratisje, njofton policia braziliane.
Lo është dërguar në spital, ku u deklarua se truri i tij kishte vdekur pas disa orësh, shkruan “Gazeta Express”.
Ai ishte njëri prej sportistëve më të suksesshëm i të gjitha kohëve në Jiu Jitsu, duke e fituar titullin e kampionit të botës plot tetë herë në pesë kategori të ndryshme, një rekord absolut.
Sipas policisë, të përcjella nga mediat lokale, Lo, emri i plotë i së cilit është Leandro Lo Pereira do Nascimento, iu afrua oficerit të policisë, ndërsa po dilte nga Clube Sirio.
Dëshmitarët thanë se oficeri i policisë fillimisht filloi të bënte gjeste kërcënuese me një shishe qelqi në tavolinë.
Më pas, Lo e ndaloi dhe i tha të largohej.
Menjëherë, vrasësi e nxori revolen dhe e qëlloi atë në kokë.
Policia është vënë në kërkim të vrasësit, i cili për momentin gjendet në arrati.