Sigurohen pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
Bëhet me dije se një “Audi” me targa të Kosovës dhe një “Mitsubish|” me targa të Greqisë u përplasën.
Shkak dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i Audit, ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Në videot e siguruara nga Abc, shihen makinat e bëra copë, ndërsa aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku.
Lëvizja e automjeteve është devijuar në aksin e vjetër Kallmet-Dajç.
Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.