Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të dhënat e fundit rreth pritjeve dhe kolonave nëpër pikat kufitare.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), rreth orës 07:00 pritje më të mëdha ka pasur në pikën kufitare në Mendare, shkruan Demokracia.com.
QKMK bën të ditur se në këtë pikë kufitare pritja për të dalë nga Kosova ishte deri në 30 minuta, ndërkaq për të hyrë në Kosovë ishte deri në 20 minuta.
Po ashtu edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë qytetarët që dalin nga Kosova kanë pritur vetëm 20 minuta.
Ndërkaq nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare sipas QKMK-së, pritja është jo më shumë se 5 deri në 10 minuta.