Kosova ka 2.98 miliardë euro borxh të jashtëm
“Sa i përket borxhit të jashtëm (publik dhe privat) të Kosovës, deri në muajin dhjetor të vitit 2021 ka qenë 2.98 miliard euro”, ka thënë zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti.
Referuar të dhënave të siguruara nga rtv21.tv, Kosova borxh të jashtëm më së shumti i ka Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Bankës Botërore Kosova i ka borxh mbi 276 milionë euro, ndërsa Fondit Monetar Ndërkombëtar 229 milionë euro. Pastaj, Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim me mbi 163 milionë euro, Bankës Ndërkombëtar për Rindërtim dhe Zhvillim mbi 113 milionë.
Qeveria ka marrë më së shumti para borxh, pastaj renditet Banka Qendrore.