Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka replikuar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se kryeministri po sillet si “good guy” apo që në shqip i bie “djalë i mirë”, derisa ishte duke folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Në anën tjetër, në fjalën e tij Kurti ka thënë se ai gjithmonë ka qenë “good guy”, shkruan lajmi.net.
“Kur është situata tejet e rrezikshme për shtetin për kombin, kam bërë veprime radikale, por tash nuk është ajo situatë. Unë nuk jam radikal nga karakteri por nga tema. Kur Kosova kërcënohet nga ndarja e territorit, me “Zajednica”, normalisht që jam radikal. Radikalizmi ka qenë nevojë, jo tipar i imi”, ka thënë Kurti.
Ai ka akuzuar Haradinajn se kur ishte kryeministër, ka pritur në zyrën e tij “kryekriminelin serb” ndaj të cilit tashmë ka urdhërarrest, Milan Radojçiq.