Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Komisionit për Legjislacion për themelimin e grupit punues për shqyrtimin e Projektligjit për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen një për një, raporton EO.
“Ministria e Drejtësisë do të jetë pjesë aktive e procesit të shqyrtimit të Projektligjit dhe adresimit të këtyre rekomandimeve”.
Haxhiu, po ashtu, i ka ftuar të gjithë aktorët relevantë, që të japin kontributin e tyre “në mënyrë që Kosova të jetë shembull se si funksionon një mekanizëm i konfiskimit civil dhe se si pasuria që nuk mund të justifikohet, i kthehet shtetit”.