Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshimtë në rrugën e Ferizajt në Gjilan.
I njëjti është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi ka trafikuar viktimën femër.
Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje teksa rasti është në procedurë hetimore.
Ndërsa pak më parë është raportuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, një person V.A, për shkak të veprës penale “Trafikimi me Njerëz” dhe brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit në Gjykatën kompetente, e cila në vazhdim do të caktojë seancën dëgjimore.
Personi i lartcekur në këtë rast theksohet të jetë një 50 vjeçar, që dyshohet se ka trafikuar një 23 vjeçare.