Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Prizren.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.
“Ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe këmbësores viktimës femër kosovare. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka është dërguar në trajtim mjekësor ku dhe më pas është njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”,thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu u tha se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.